Kusari – Lila i reagon Ramës: Veriu i Kosovës ka zot shtëpie
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i cili ka thënë se “veriu i Kosovës ndër vite është bërë tokë e askujt”. Kusari – Lila ka thënë se veriu i Kosovës ka ‘zot shtëpie’. “Të paktën të kuptosh kur diçka […] The post Kusari – Lila i reagon Ramës: Veriu i Kosovës ka zot shtëpie first appeared on ATV. The post Kusari – Lila i reagon Ramës: Veriu i Kosovës ka zot shtëpie appeared first on ATV.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i cili ka thënë se “veriu i Kosovës ndër vite është bërë tokë e askujt”.
Kusari – Lila ka thënë se veriu i Kosovës ka ‘zot shtëpie’.
“Të paktën të kuptosh kur diçka e propozuar nuk është në interesin e Kosovës dhe të kthehesh e reflektosh, sikur reflektove për “Ballkanin e hapur”. Kuptoje se, nuk na duhet konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe – veriu i Kosovës ka zot shtëpie, është shtëpi me telashe, por ka titullar”- ka thënë ajo.
Sipas saj, Rama duhet ta kuptojë përgjegjësinë dhe peshën e fjalëve, kur flet për krizën e Kosovës.
KM @ediramaal është koha e fundit të kuptosh përgjegjësinë dhe peshën e fjalëve tua për forumet & mediat ndërkombtare, kur flet për krizën e
. Jam e bindur që e kupton problemin, por s’kuptoj pse këto “salto mortale” retorike, pa ndërlidhje me qëndrimet e lidershipit Kosovar?
pic.twitter.com/jw2Oq2VFCS
— Mimoza Kusari
(@mimozakusari) October 4, 2023
The post Kusari – Lila i reagon Ramës: Veriu i Kosovës ka zot shtëpie first appeared on ATV.
The post Kusari – Lila i reagon Ramës: Veriu i Kosovës ka zot shtëpie appeared first on ATV.