Kusari-Lila kërkon formimin e komisioneve parlamentare, kritikon mungesën e ish-opozitës në seancë

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimosa Kusari-Lila ka kritikuar partitë e tjera politike të cilat nuk po marrin pjesë në seancën për buxhetin. Gjata fjalës së saj përballë partisë në të cilën bën pjesë, ajo tha se rrethanat në të cilat gjendet vendi, janë rrethana të cilat kanë paparishikueshmëri në raport me një pjesë

Kusari-Lila kërkon formimin e komisioneve parlamentare, kritikon mungesën e ish-opozitës në seancë
ardian-kastrati:-mimoza-pa-integritet-politik,-nuk-e-ka-asnje-autobus-votues

ardian-kastrati:-mimoza-pa-integritet-politik,-nuk-e-ka-asnje-autobus-votues

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimosa Kusari-Lila ka kritikuar partitë e tjera politike të cilat nuk po marrin pjesë në seancën për buxhetin. Gjata fjalës së saj përballë partisë në të cilën bën pjesë, ajo tha se rrethanat në të cilat gjendet vendi, janë rrethana të cilat kanë paparishikueshmëri në raport me një pjesë të fondeve të dedikuara për Republikën e Kosovës.

“E rëndësishme është të marrim përgjegjësi për detyrimin si deputetë që e kemi, ta ushtrojmë atë përgjegjësi me nder dhe obligim të cilin qytetarët na kanë dhënë. Më e lehta është të abstenohen ose të mos vihet fare siç kanë bërë përfaqësuesit e partive të tjera, LDK, PDK, AAK dhe Nisma. Megjithatë ajo nuk e arsyeton përgjegjësinë që e kanë në formimin e katër komisioneve të përhershme parlamentare”.

“Formimi i komisioneve parlamentare nuk bëhet me propozimin e qeverisë, bëhet në mes të grupeve parlamentare. Pa formimit të tyre vihen me radhë shqyrtimi i pikave të rendit të ditës”.

Ndër të tjera, Kusari-Lila foli edhe për gjendjen e pagave në RTK.

“Ne po ballafaqohemi çdo ditë me punëtorët e RTK-së të cilët përkundër se ne deputetët i kemi marrë pagat, nuk kanë paga. E ata deputetë që nuk janë sot ulur këtu, le ta mendojnë edhe një herë përgjegjësine ndaj 700 familjeve të punëtorëve të RTK-së”, deklaroi ajo./Klankosova.tv