Ky është vendi ku u arrestua i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë
I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Golluboc të Malishevës, është arrestuar mëngjesin e sotëm. Ai është gjetur i plagosur nga Policia e Kosovës. Ai dyshohet se ishte fshehur në një shtëpi të pabanuar, rreth 4 kilometra larg vendit ku kishte ndodhur rasti. ATV-ja ka publikuar pamje nga atje. Gjatë ditës, nga Policia […] The post Ky është vendi ku u arrestua i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë appeared first on ATV.
I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Golluboc të Malishevës, është arrestuar mëngjesin e sotëm. Ai është gjetur i plagosur nga Policia e Kosovës.
Ai dyshohet se ishte fshehur në një shtëpi të pabanuar, rreth 4 kilometra larg vendit ku kishte ndodhur rasti.
ATV-ja ka publikuar pamje nga atje.
Gjatë ditës, nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se i njëjti dyshohet se është plagosur gjatë përleshjes me viktimat.
Ai ka marrë trajtim mjekësor në QMF-në e Malishevës, për t’u transferuar më pas për në QKUK.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla ka folur për gjendjen e të plagosurit. Ai ka thënë se i njëjti është sjellë në QKUK me plagë nga arma e zjarrit dhe pas ekzaminimit është transferuar për në Kirurgjinë Abdominale për trajtim të mëtutjeshëm.
“Pacienti është pranuar rreth orës 08:30, i cili është sjellë nga Policia e Kosovës me plagë nga arma e zjarrit. Deri më tani janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Pas ekzaminimit klienti është transferu në Klinikën e Kirurgjisë abdominale për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Syla.
Një numër policësh po e ruajnë të dyshuarin e vrasjes së djeshme të vëllezërve në Gollubovc të Malishevës, në QKUK ku po trajtohet pas plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.
Dy vëllezërit mbetën të vdekur para dyerve të shtëpisë dje në Golluboc të Malishevës.
Të afërm të viktimave treguan se i dyshuari ka ardhur ta marrë bashkëshorten, motrën e dy viktimave, e cila po qëndronte te familja pasi disa ditë më parë i vdiq babai.
Në të dalë nga shtëpia, jashtë dyerve të oborrit ka nisur konflikti mes dhëndrit dhe vëllezërve, ndaj të cilëve shtiu me armë dhe i la të vdekur.
I dyshuari edhe më parë kishte pas aktakuzë për dhunë në familje. Atij ishte ngritur aktakuzë në prill të këtij viti për dy vepra penale “Dhunë në Familje” dhe “Kanosje”.
The post Ky është vendi ku u arrestua i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë appeared first on ATV.
