Le Rigoller: Raporti i KE-së është inkurajim i vërtetë për RMV-në që të vazhdojë me reformat në sektorë të caktuar

Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut është një inkurajim i vërtetë për vazhdimin e zbatimit të reformave në sektorë të caktuar, tha sot në Shtip ambasadori i Republikës së Francës, Christophe Le Rigoller. Në një koment mbi Raportin, Ambasadori Le Rigoller theksoi se dokumenti është jashtëzakonisht interesant, i detajuar dhe i […]

Le Rigoller: Raporti i KE-së është inkurajim i vërtetë për RMV-në që të vazhdojë me reformat në sektorë të caktuar
Ambasadori francez në RMV, Christophe Le Rigoller. Foto: Ministria e Administratës Publike

Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut është një inkurajim i vërtetë për vazhdimin e zbatimit të reformave në sektorë të caktuar, tha sot në Shtip ambasadori i Republikës së Francës, Christophe Le Rigoller. Në një koment mbi Raportin, Ambasadori Le Rigoller theksoi se dokumenti është jashtëzakonisht interesant, i detajuar dhe i plotë, transmeton Portalb.mk.

“Shumë i balancuar, me shumë elementë pozitivë dhe me më pak elementë pozitivë. Por gjithashtu përfaqëson inkurajim për të vazhduar në rrugën e reformave”, tha Le Rigoller.

Ai vuri theks të veçantë në fushat kryesore që duhet të jenë fokusi i vendit.

Sipas ambasadorit francez, raporti pasqyron qartë prioritetet në bashkëpunimin midis dy vendeve.

Temat kryesore, sipas ambasadorit, të cilat janë të rëndësishme për të gjitha shoqëritë, dhe që theksohen edhe në raport, janë sundimi i ligjit, gjyqësori i pavarur dhe lufta kundër korrupsionit.

“Një raport që është shumë i dobishëm nga kjo pikëpamje dhe që pasqyron vërtet prioritetet në bashkëpunimin tonë, sepse Franca bashkëpunon ngushtë në ato sektorë – forcimin e administratës, pavarësinë në gjyqësor. Pikërisht këtë po bëjmë”, shtoi Le Rigoller.

Ndryshe, raporti i progresit i KE-së për vendin, i cili u publikua javën e kaluar, ndër të tjera, vëren se nuk janë bërë përpjekje për të miratuar ndryshimet kushtetuese të listuara në përfundimet e Këshillit të 18 korrikut 2022 për të përfshirë komunitete të tjera, siç është ajo bullgare, në Kushtetutë. Në këtë drejtim, shtohet se Parlamenti i Maqedonisë së Veriut duhet të përshpejtojë reformat e nevojshme për procesin e integrimit në BE.

Në seksionin që lidhet me gjyqësorin dhe të drejtat themelore në Raportin mbi progresin e vendit drejt Bashkimit Evropian për vitin 2025, thuhet se nuk ka përparim.