Legjenda e Barcelonës paralajmëron Flickun: Ai nuk mund të vazhdojë kështu

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo, ka shprehur shqetësimin e tij mbi mbrojtjen e klubit katalanas dhe paaftësinë e tyre për të mbajtur portën e paprekur, pas taktikave të Hansi Flick me linjë të lartë. Barcelona ka pësuar tashmë tetë gola në katër ndeshjet e fundit, përfshirë tre ndaj Chelsea në Ligën e Kampionëve. “Do të duhet […]

Legjenda e Barcelonës paralajmëron Flickun: Ai nuk mund të vazhdojë kështu

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo, ka shprehur shqetësimin e tij mbi mbrojtjen e klubit katalanas dhe paaftësinë e tyre për të mbajtur portën e paprekur, pas taktikave të Hansi Flick me linjë të lartë.

Barcelona ka pësuar tashmë tetë gola në katër ndeshjet e fundit, përfshirë tre ndaj Chelsea në Ligën e Kampionëve.

“Do të duhet të bëjë disa ndryshime. Nuk mund të vazhdojë kështu. Është e qartë që disa situata mund të jenë përgjegjësi e trajnerit, por të tjera janë loje të stërvitura që lojtarët nuk i ekzekutojnë mirë në ndeshje”.

“Ndonjëherë mungon komunikimi midis mbrojtësve ose mungon ndërgjegjësimi për të mos lënë sulmuesit në pozita shënimi”.

“Nuk është gjithmonë faji i trajnerit; shumë herë lojtarët nuk kuptojnë atë që kanë stërvitur”, ka deklaruar Rivaldo.

Me sezonin që hyn në fazën vendimtare, mbetet të shihet nëse Flick do t’i marrë parasysh këshillat e legjendës braziliane.