Lëvizte i armatosur në një taksi, arrestohet 30 vjeçari në Lezhë
Një 30 vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Lezhë pasi lëvizte i armatosur. Uniformat blu bënë me dije se gjatë kontrollit fizik në automjetin taksi në të cilin dyshohej se udhëtonte si pasagjer shtetasi G. U., 30 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe municion luftarak. I riu u […] The post Lëvizte i armatosur në një taksi, arrestohet 30 vjeçari në Lezhë appeared first on Ditar.al.

Një 30 vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Lezhë pasi lëvizte i armatosur.
Uniformat blu bënë me dije se gjatë kontrollit fizik në automjetin taksi në të cilin dyshohej se udhëtonte si pasagjer shtetasi G. U., 30 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe municion luftarak.
I riu u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Mësohet se arma e zjarrit, tashmë e sekuestruar do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur më parë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranziti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Udhëtonte i armatosur me armë zjarri pistoletë; kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe 2 krehra me municion luftarak.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tranziti”.
Gjatë operacionit, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë rrethit të Shëngjinit, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin taksi, në të cilin dyshohej se udhëtonte si pasagjer një shtetas i armatosur.
Gjatë kontrollit fizik të pasagjerit, shtetasit G. U., 30 vjeç, banues në Shkodër, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, me dy krehra dhe municion luftarak.
Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi G. U. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Arma e zjarrit e sekuestruar do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur më parë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë prane Gjykates se Juridiksionit te Pergjithshem Lezhë, për veprime të mëtejshme.
The post Lëvizte i armatosur në një taksi, arrestohet 30 vjeçari në Lezhë appeared first on Ditar.al.