Lidhja e Bizneseve, Qeverisë: Pezullojeni vendimin për rritjen e rrymës, e rrezikoni stabilitetin ekonomik të vendit
Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK ka thënë se vendimi i Zyrës së Rregulloatorit të Energjisë për rritjen me 15% të energjisë elektrikeve dhe vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë, është i papërgjegjshëm me pasoja të rënda për ekonominë dhe qytetarët. Në reagimin e LBK-së thuhet se ka ngritur shqetësimin se ky hap, i
Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK ka thënë se vendimi i Zyrës së Rregulloatorit të Energjisë për rritjen me 15% të energjisë elektrikeve dhe vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë, është i papërgjegjshëm me pasoja të rënda për ekonominë dhe qytetarët.
Në reagimin e LBK-së thuhet se ka ngritur shqetësimin se ky hap, i ndërmarrë pa konsultim me komunitetin e biznesit dhe aktorët ekonomikë, do të ndikojë negativisht në sektorët kyç të ekonomisë: prodhimin, eksportin, punësimin dhe fuqinë blerëse të qytetarëve.
Duke parë ndikimin e shumëfishtë negativ të këtij vendimi, Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon nga ZRrE-ja dhe Qeveria që:
Të pezullojë menjëherë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë dhe të shqyrtojë mundësi të tjera për të siguruar stabilitet në sektorin energjetik.Të shtyjë për të paktën dy vit liberalizimin e tregut të energjisë, duke ofruar më shumë transparencë dhe mundësi për furnizim të qëndrueshëm për bizneset.Të krijojë një platformë të hapur për krahasimin e çmimeve nga furnizuesit, duke i dhënë mundësi bizneseve të marrin vendime të informuara.Të heqë kufizimin prej 200 kË për instalimin e paneleve solare, duke i lejuar bizneset të investojnë në burime të qëndrueshme të energjisë.Të vendosë masa mbrojtëse kundër spekulimeve dhe abuzimeve nga tregtarët e energjisë, duke siguruar që liberalizimi të mos çojë në monopolizim të tregut.Të rishikojë politikat për mbështetjen e sektorit prodhues, duke krijuar lehtësira fiskale dhe stimuj për të ruajtur konkurrencën dhe investimet në Kosovë.
Sipas LBK-së, nëse këto masa nuk ndërmerren urgjentisht, Kosova rrezikon të hyjë në një krizë energjetike dhe ekonomike, ku qytetarët do të përballen me çmime më të larta dhe standard jetese më të ulët, ndërsa bizneset do të detyrohen të shkurtojnë investimet ose të largohen nga vendi, sepse më këto politika ata rrezikohen ta humbin tregun evropian më produktet e tyre.
“Qeveria dhe ZRrE-ja mos ta rrezikojnë stabilitetin ekonomik me vendimet e saj të njëanshme”,thotë LBK.