LIVE/ Trump bën betimin si president i 47-të i SHBA: Sot fillon epoka e artë e vendit

Donald Trump ka bërë betimin si President i 47-të i SHBA mbi Biblën e Abraham Lincoln. Ky moment është shoqëruar me duartrokitje nga salla e mbushur me ish presidentë dhe personalitete të botës së biznesit. Në nisje të fjalimit të tij, presidenti i ri amerikan deklaroi se sot fillon epoka e artë e Amerikës. Betimi [...]Read More...

LIVE/ Trump bën betimin si president i 47-të i SHBA: Sot fillon epoka e artë e vendit

Donald Trump ka bërë betimin si President i 47-të i SHBA mbi Biblën e Abraham Lincoln. Ky moment është shoqëruar me duartrokitje nga salla e mbushur me ish presidentë dhe personalitete të botës së biznesit. Në nisje të fjalimit të tij, presidenti i ri amerikan deklaroi se sot fillon epoka e artë e Amerikës.

Betimi i Trump është historik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Republikani bëhet presidenti i parë amerikan që nga Shekulli i 19-të që rifiton Shtëpinë e Bardhë pas humbjes në një palë zgjedhje.

18:40 Trump mban fjalimin pas betimit si president: Epoka e artë e Amerikës fillon tani

“Epoka e artë e Amerikës fillon tani”. Kështu deklaroi Donald Trump në nisje të fjalimit pas betimit si president i 47-të i SHBA, duke shtuar se vendi do të jetë më i fortë se kurrë më parë. Ai shtoi se Amerika do të jetë “zilia” e çdo vendi.

18:20 “Amerika sot, në ditë të vështira”, Trump: Zoti më shpëtoi për ta bërë të jashtëzakonshme sërish

“Vetëm disa muaj më parë, në Pensilvani një atentator vendosi një plumb në veshin tim dhe unë mendoj që u shpëtova nga zoti për ta bërë Amerikën të jashtëzakonshme sërish. Ja pse çdo ditë, ne do të punojmë për të sjellë paqe te çdo qytetarë. Ja pse 20 janari 2025 është dita e lirisë”, tha Trump.

18:24  Presidenti i ri Trump: Emergjencë e jashtëzakonshme në kufi, do të çojmë trupa në kufi me Meksikën

Trump deklaroi se do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Meksikën.

18:25 “Kartelet do shpallen organizata terroriste”, Trump: Përdorim ushtrinë brenda SHBA

“Do të çoj trupa në kufirin jugor për të punuar mbi këtë katastrofë që shkatërroi vendin, nën urdhrat që nënshkrova sot do të cilësoj kartelet si organizata terrorriste të huaja.”, deklaroi Trump.

18:27 “Rinegociojmë marrëveshjen për mjedisin”, Trump: Luftë censurës, kthejmë lirinë!

18:28 Trump ‘heq’ gjininë e ‘tretë’, shpalos drejtimin e ri të Amerikës

18:39 Presidenti Trump: Kanali i Panamasë t’i përkasë SHBA, mijëra jetë të humbura për ndërtimin e tij