Loredana Brati reagon pas deklaratave të forta të David Danos: Po më njollos emrin
I riu nga Vlora, David Dano ka bërë disa deklarata të forta kur ishte i ftuar në emisionin “Live From Tirana”. kur u pyet nga Ronaldo Sharka nëse e njihte Loredanën para videos virale që kanë xhiruar të dy, Davidi u tregua i prerë në përgjigje duke thënë se ishte hera e parë që takonte […]

I riu nga Vlora, David Dano ka bërë disa deklarata të forta kur ishte i ftuar në emisionin “Live From Tirana”. kur u pyet nga Ronaldo Sharka nëse e njihte Loredanën para videos virale që kanë xhiruar të dy, Davidi u tregua i prerë në përgjigje duke thënë se ishte hera e parë që takonte Loredanën.
Madje ai tha që Loredana ishte femër e lezetshme dhe se ai priste më shumë nga ajo.
Për ketë deklaratë të Davidit ka reaguar vetë Loredana e cila ka akuzuar Davidin se po kërkon të njollosi imazhin e saj.
David Dano: “Personalisht nuk e njoh Loredanën vetëm nga ajo video atje dhe çfarë kam parë domethënë çfarë pashë nga ajo vajzë në ato pak minuta. Ishte simpatike, prisja më shumë por që simpatike ishte.”
Loredana Brati: “Është hera e dytë që tentohet të njolloset emri dhe morali im padrejtësisht, dhe kjo situatë ka filluar të më lodhë. Nuk do të doja kurrë të isha e detyruar të merresha me këto çështje, por këtë herë nuk më mbetet zgjidhje tjetër veçse të publikoj bisedat dhe provat përkatëse.
Mjaft është mjaft. Jam njeri, dhe mbi të gjitha, jam vajzë me vlera, me integritet dhe me dinjitet. Nuk do të lejoj askënd të përpiqet të njollosë emrin dhe mbiemrin tim.
Nuk do të doja të arrinte deri këtu, por ajo që ndodhi sot, në një media kombëtare, e kaloi çdo kufi. Tani është koha të mbroj veten me fakte. Kjo është hera e fundit që unë toleroj një situatë të tillë.
Nëse emri im lakohet sërish në mënyra të ngjashme, përgjigjja ime e vetme do t’u drejtohet autoriteteve përkatëse.
Për mua, mirënjohja ka qenë gjithmonë një parim jetësor, ndaj kam qenë gjithmonë e sjellshme dhe respektuese me njerëzit që më kanë mbështetur.
Por ngjarjet e fundit më detyrojnë të ndryshoj qëndrim.
Enough is enough!!”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stories/loredanabrati13/3747745061451645842/?hl=en
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DIhZHGzsNyL/?hl=en