Lorian Musa – brenda një jave, dy herë i artë!

Loriani, jo vetëm që fiton vendin e parë por ndeshjet e tij ishin spektakolare duke mos lënë kundërshtarët të shënojnë asnjë pikë kundër tij The post Lorian Musa – brenda një jave, dy herë i artë! appeared first on Albinfo.

Lorian Musa – brenda një jave, dy herë i artë!

14 vjeçari nga Kantoni Valis, me prejardhje nga Mitrovica fiton dy podiume të ndryshme brenda një jave. Të parin, në kampionatin internacional në Basel Open Master de Bâle medaljen e artë dhe tjetrin SKL (Suisse karaté ligue) në Bonstetten, Cyrih të Zvicrës po ashtu triumfon në vendin e parë në kategorinë e tij, shkruan albinfo.ch.

Loriani, jo vetëm që fiton vendin e parë por ndeshjet e tij ishin spektakolare duke mos lënë kundërshtarët të shënojnë asnjë pikë kundër tij.

Lorian Musa, talenti i artit marcial në ndeshjen e radhës pritet të jetë në Youth ligue më 5 prill 2025 në Guadalajara të Spanjës, në kategorinë U16 -57kg.

Loriani për çdo sukses të tij u është mirënjohës atyre që rrugëtimin e tij e bëjnë të suksesshëm, trajnerëve të tij: Olivier Knupfer, Iliana Bartolota, Swan Lorenz por edhe vëllait  të tij, Lorik Musa si dhe mbarë ekipit nacional të karatesë në Zvicër.

The post Lorian Musa – brenda një jave, dy herë i artë! appeared first on Albinfo.