Lufta në Ukrainë, Kallas: Mesazhet e Uashingtonit ‘adoptojnë’ narrativën ruse

Shefi i diplomacisë së BE, Kaja Kallas deklaroi se mesazhet që vijnë nga SHBA-të përvetësojnë narrativën ruse. “Nëse shikoni mesazhet që vijnë nga SHBA, është e qartë se narrativa ruse përfaqësohet në to shumë fuqishëm,” tha Kaja Kallas, duke mbërritur në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, e pyetur nëse beson se SHBA po [...]Read More...

Lufta në Ukrainë, Kallas: Mesazhet e Uashingtonit ‘adoptojnë’ narrativën ruse

Shefi i diplomacisë së BE, Kaja Kallas deklaroi se mesazhet që vijnë nga SHBA-të përvetësojnë narrativën ruse.

“Nëse shikoni mesazhet që vijnë nga SHBA, është e qartë se narrativa ruse përfaqësohet në to shumë fuqishëm,” tha Kaja Kallas, duke mbërritur në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, e pyetur nëse beson se SHBA po vepron në interes të Rusisë.

Lidhur me negociatat mes Uashingtonit dhe Moskës, përfaqësuesja e Lartë e BE-së theksoi se asnjë marrëveshje pa Ukrainën dhe Evropën nuk mund të funksionojë.

“Ata mund të diskutojnë çfarë të duan me Putinin, por kur bëhet fjalë për Evropën dhe Ukrainën, si Ukraina ashtu edhe Evropa do të duhet të bien dakord,” tha ai.

Kaia Kallas njoftoi se nesër, të martën do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara për bisedime me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

“Unë besoj se është e rëndësishme të kemi sa më shumë kontakte me administratën e re amerikane,” vuri në dukje ajo, duke iu referuar vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Uashington sot për t’u takuar me homologun e tij amerikan Donald Trump./abcnews.al