Lulelakër me djathë të shkrirë

Vendosni një tenxhere të madhe me ujë të ziejë, pastaj shtoni 1 lulelakër të madhe, të ndarë në copa dhe gatuajeni për 5 minuta – nxirreni një copë për ta provuar. Kullojeni lulelakrën, më pas vendoseni në një tavë pak të thellë. Ngroheni furrën në 220C. E vendosim përsëri tenxheren në zjarr dhe shtojmë 500 […] The post Lulelakër me djathë të shkrirë appeared first on Neps.al.

Lulelakër me djathë të shkrirë

Vendosni një tenxhere të madhe me ujë të ziejë, pastaj shtoni 1 lulelakër të madhe, të ndarë në copa dhe gatuajeni për 5 minuta – nxirreni një copë për ta provuar.

Kullojeni lulelakrën, më pas vendoseni në një tavë pak të thellë. Ngroheni furrën në 220C.

E vendosim përsëri tenxheren në zjarr dhe shtojmë 500 ml qumësht, 4 lugë gjelle miell dhe 50 gr gjalpë.

Vazhdoni ta përzieni shpejt pasi gjalpi shkrihet dhe përzierja të vlojë – mielli do të zhduket dhe salca do të fillojë të trashet. E trazojmë për 2 minuta.

Fikni zjarrin, përzieni pjesën më të madhe të 100 gr djathë çedar të grirë dhe hidheni mbi lulelakrën. Shpërndani sipër djathin e mbetur dhe 2-3 lugë gjelle thërrime buke nëse përdorni.

Futeni në furrë dhe piqeni për 20 minuta derisa të skuqet sipër.

The post Lulelakër me djathë të shkrirë appeared first on Neps.al.