Lumir Abdixhiku krahason Kurtin me Don Kishotin: Po krijon kundërshtarë imagjinarë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka krahasuar situatën aktuale politike në vend me figurën e letërsisë, Don Kishotin. Sipas tij, Albin Kurti, sikur Don Kishoti, zgjohet në një botë që e ka krijuar vet. Kreu i LDK-së, thotë se në këtë botë të Kurtit, kundërshtarët imagjinarë të tij, po duan që Serbinë ta kthejnë në Kosovë.

Lumir Abdixhiku krahason Kurtin me Don Kishotin: Po krijon kundërshtarë imagjinarë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka krahasuar situatën aktuale politike në vend me figurën e letërsisë, Don Kishotin.

Sipas tij, Albin Kurti, sikur Don Kishoti, zgjohet në një botë që e ka krijuar vet. Kreu i LDK-së, thotë se në këtë botë të Kurtit, kundërshtarët imagjinarë të tij, po duan që Serbinë ta kthejnë në Kosovë.

“Sot dua t’i drejtohem kësaj salle me një pamje shumë të thjeshtë, por ironikisht dhe fatkeqësisht shumë domethënëse për realitetin tonë politik. Atë të Don Kishotit, jo si figurë e letërsisë, por si një metaforë politike, sepse për fat të keq, shteti ynë, shoqëria jonë, Republika jonë, nuk po udhëhiqet nga arsyeja, por nga një realitet paralel që sheh vetëm një njeri në vend Albin Kurti”, tha Abdixhiku.