Lushtaku e ripërsërit: PDK s’ka votë për Konjufcën – të hapet rruga për zgjedhje

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka ritheksuar se kjo parti nuk ka votë për Glauk Konjufcën dhe partinë në të cilën ai bën pjesë. Para mediave, Lushtaku tha se tash është koha që qytetari ta ketë shansin për ta ndryshuar gjendjen në të cilën është Kosova. Sipas tij, ajo që po bën VV-ja është katrahurë

Lushtaku e ripërsërit: PDK s’ka votë për Konjufcën – të hapet rruga për zgjedhje
Lushtaku e ripërsërit: PDK s’ka votë për Konjufcën – të hapet rruga për zgjedhje

Lushtaku e ripërsërit: PDK s’ka votë për Konjufcën – të hapet rruga për zgjedhje

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka ritheksuar se kjo parti nuk ka votë për Glauk Konjufcën dhe partinë në të cilën ai bën pjesë. Para mediave, Lushtaku tha se tash është koha që qytetari ta ketë shansin për ta ndryshuar gjendjen në të cilën është Kosova. Sipas tij, ajo që po bën VV-ja është katrahurë dhe viktimizim.

“Realisht kjo pyetje u bë çdo ditë, kemi dhënë qëndrimin tonë, nuk kemi votë për Konjufcën dhe asnjë votë për VV-në dhe kësaj katrahure dhe këtij viktimizimi , është koha që qytetari ta ketë shansin për ta ndryshuar këtë vend. Nuk di që i kanë kontaktuar deputetë të caktuar, ka pasur shoqëri të rrethit të VV-së dhe kërkesën për me votuar, por ne nuk e votojmë”.

“Pas dështimit të Konjufcës, nuk mbeti alternativë tjetër përveç të hapen rrugët për zgjedhjet, presim sa më parë të ketë datë”, u shpreh deputeti./Klankosova.tv