Lutjet e Kurtit për deputetët e opozitës
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje për formimin e komisioneve parlamentare. “Një arsye pse duhet të ngrihen komisionet vjen nga vet qëllimi dhe funksioni i tyre. Komisionet kanë rol të qëndrueshëm dhe institucional. Janë komisione, pavarësisht nëse ka qeveri në detyrë apo jo. Për këtë arsye quhen komisione funksionale, ndërsa katër prej tyre […]


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje për formimin e komisioneve parlamentare.
“Një arsye pse duhet të ngrihen komisionet vjen nga vet qëllimi dhe funksioni i tyre. Komisionet kanë rol të qëndrueshëm dhe institucional. Janë komisione, pavarësisht nëse ka qeveri në detyrë apo jo. Për këtë arsye quhen komisione funksionale, ndërsa katër prej tyre janë të përhershme, të integruara në sistemin shtetëror madje më thellë se vetë qeveria.
Ndër çështjet që presin trajtim nga komisionet janë: Buxheti për vitin 2026, buxheti për RTK-në, buxheti për vitin 2025 për Prishtinën, Gjilanin dhe Zubin Potokun, plani i rritjes së Bashkimit Evropian, si dhe marrëveshjet me Bankën Botërore” deklaroi ai.
Tutje, Kurti deklaroi se është shumë e rëndësishme të votohet buxheti, në mënyrë që të mos pengohen e as kufizohen projektet që janë në të mirë të qytetarëve.
