LVV do të propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit
Në tentativën e katërt për të konstituar Kuvendin e Kosovës, të hënën do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje kryeparlamentari. Kjo e drejtë, bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe Rregulloren e punës së Kuvendit, i takon partisë së parë të dalë nga zgjedhjet, në këtë rast, Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan albinfo.ch. Kjo parti sërish do të propozojë […] The post LVV do të propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit appeared first on Albinfo.

Në tentativën e katërt për të konstituar Kuvendin e Kosovës, të hënën do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje kryeparlamentari.
Kjo e drejtë, bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe Rregulloren e punës së Kuvendit, i takon partisë së parë të dalë nga zgjedhjet, në këtë rast, Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan albinfo.ch.
Kjo parti sërish do të propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
“Besoj se ishte shumë i qartë z. Konjufca kur e prezantoi atë, që znj. Haxhiu është propozimi ynë për kryeparlamentare dhe besoj se të gjithë ata 120 deputetë duhet ta shohin ligjin. E ligji dhe Kushtetuta janë shumë të qarta që propozimi i kryeparlamentarit është i Lëvizjes”, ka thënë Alim Rama, sekretari organizativ i LVV-së, për Koha.
Në seancën e së shtunës, LVV propozoi në dy raunde Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por dështoi zgjedhja e saj në mungesë votash.
Në dy tentativat, propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje mori 57 vota pro, 20 kundër dhe tre abstenime, shkruan albinfo.ch.
The post LVV do të propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit appeared first on Albinfo.