‘Ma këpute shpirtin vëlla’, Big Mama me fjalët më të dhimbshme për Shpatin
Këngëtarja e njohur, Big Mama, ka shprehur dhimbjen e saj të thellë për ndarjen e papritur nga jeta të kolegut dhe mikut të saj, Shpat Kasapi, i cili sipas raportimeve, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak në moshën 40-vjeçare. Big Mama ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetet […] The post ‘Ma këpute shpirtin vëlla’, Big Mama me fjalët më të dhimbshme për Shpatin appeared first on InfoShqip.com.
Këngëtarja e njohur, Big Mama, ka shprehur dhimbjen e saj të thellë për ndarjen e papritur nga jeta të kolegut dhe mikut të saj, Shpat Kasapi, i cili sipas raportimeve, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak në moshën 40-vjeçare.
Big Mama ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetet sociale, duke shpërndarë një foto të Shpat Kasapit, ku i ka dedikuar fjalë zemre.
Në postimin e shkurtër por prekës, Big Mama shkruan:
“O Shpati bre … nuk dua ta besoj. U zgjova me lajmin më të trishtë dhe më të këputë shpirtin. Fëmijëria jonë dhe kujtimet tona sot dhembjin edhe më shumë. Do të më mungosh përgjithmonë, vëlla. Prehu në paqe. Ngushëllime të sinqerta familjarëve… Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë dhimbje.”
Kjo dëshmi e Big Mamës thekson lidhjen e ngushtë dhe kujtimet e përbashkëta që ajo kishte me këngëtarin, duke shprehur trishtimin e thellë të komunitetit artistik për këtë humbje të madhe.

The post ‘Ma këpute shpirtin vëlla’, Big Mama me fjalët më të dhimbshme për Shpatin appeared first on InfoShqip.com.
