MAPL refuzon seancën konstituive të Mitrovicës së Veriut: As nuk përmendet e as nuk ka stemë të Republikës së Kosovës

Seanca konstituive për Kuvendin e Komunës së Mitrovicës Veriore, e cila ishte planifikuar të mbahej më 5 dhjetor, duket se s’do të mbahet shkaku i një vendimi nga MAPL-ja. Sipas njoftimit të kryetarit të zgjedhur Millan Radojeviq, këshilltarët e zgjedhur do të mblidhen për të formuar komisionin verifikues, për të bërë betimin ceremonial të këshilltarëve

MAPL refuzon seancën konstituive të Mitrovicës së Veriut: As nuk përmendet e as nuk ka stemë të Republikës së Kosovës
MAPL refuzon seancën konstituive të Mitrovicës së Veriut: As nuk përmendet e as nuk ka stemë të Republikës së Kosovës

MAPL refuzon seancën konstituive të Mitrovicës së Veriut: As nuk përmendet e as nuk ka stemë të Republikës së Kosovës

Seanca konstituive për Kuvendin e Komunës së Mitrovicës Veriore, e cila ishte planifikuar të mbahej më 5 dhjetor, duket se s’do të mbahet shkaku i një vendimi nga MAPL-ja.

Sipas njoftimit të kryetarit të zgjedhur Millan Radojeviq, këshilltarët e zgjedhur do të mblidhen për të formuar komisionin verifikues, për të bërë betimin ceremonial të këshilltarëve dhe kryetarit të komunës.

Megjithatë, burime të Dukagjinit raportojnë se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka refuzuar mbajtjen e seancës, duke argumentuar se askund nuk është përmendur Republika e Kosovës në dokumentacionin përkatës.

“JU FTOJ të merrni pjesë, më 5.12.2025, si këshilltar i zgjedhur, në seancën konstituive (ceremoniale) të thirrjes së re të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, e cila do të mbahet në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut (Salla e Kuvendit), duke filluar nga ora 11:00.

Rendi i ditës i propozuar i seancës:

  1. Formimi i Komisionit Verifikues për Validimin e Mandatit të Këshilltarëve
  2. Bërja e betimit ceremonial të këshilltarëve të zgjedhur
  3. Bërja e betimit ceremonial të kryetarit të zgjedhur të komunës”, thuhet në letrën e Radojeviq, ku as nuk përmendet e as nuk ka ndonjë simbol të Republikës së Kosovës.

Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor 2025, Millan Radojeviq nga Lista Serbe fitoi mandatin e kryetarit të Mitrovicës Veriore, teksa në gati dy vitet e fundit, komuna është drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.