“Marrëveshja e Ohrit baza primare juridike e serbëve të Kosovës” – Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka dhënë një vlerësim alarmues për pasojat juridike të Marrëveshjes së Ohrit, duke e cilësuar atë si dokumentin më të fuqishëm që përcakton të drejtat e komunitetit serb në Kosovë. Sipas Hasanit, kjo marrëveshje nuk është thjesht politike, por ka status juridik detyrues: “Marrëveshja e Ohrit është baza primare

“Marrëveshja e Ohrit baza primare juridike e serbëve të Kosovës” – Enver Hasani
“Marrëveshja e Ohrit baza primare juridike e serbëve të Kosovës” – Enver Hasani

“Marrëveshja e Ohrit baza primare juridike e serbëve të Kosovës” – Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka dhënë një vlerësim alarmues për pasojat juridike të Marrëveshjes së Ohrit, duke e cilësuar atë si dokumentin më të fuqishëm që përcakton të drejtat e komunitetit serb në Kosovë.

Sipas Hasanit, kjo marrëveshje nuk është thjesht politike, por ka status juridik detyrues:

“Marrëveshja e Ohrit është baza primare juridike e re materiale e serbëve të Kosovës, e cila nuk ka çare pa u implementu sepse është futur në mekanizmat e BE-së për integrim të Kosovës e Serbisë”, ka thënë Hasani në “Adresa”.

Ai theksoi se, me futjen e saj në kornizat e Bashkimit Evropian, Kosova nuk ka më mundësi t’i shmanget zbatimit.

Hasani përmendi edhe draft-statutin e Asociacionit, të hartuar nga ekspertë të BE-së, për të cilin thotë se është kërkuar nga vetë kryeministri Albin Kurti.

“Norma e dytë është draft-statuti i BE-së, i shkruar nga ekspertë të BE-së me kërkesën e Kurtit. Kur është bërë ajo, Kurti e Konjufca e kanë shitur si të arritur të madhe.”

Ai e quajti këtë dokument një instrument juridik shumë më të fortë sesa korniza aktuale kushtetuese e Kosovës:

“Ky është mevllim për liritë dhe të drejtat e një komuniteti, është më i madh se Kushtetuta e Kosovës.”

Sipas Hasanit, marrëveshja bazë e Ohrit tashmë konsiderohet në fuqi, dhe Bashkimi Evropian do të kërkojë zbatim të plotë:

“Ajo ka hy në fuqi dhe Evropa nuk të lëshon.”, tha Hasni. /Gazeta10