Mbahet seanca për caktimin e paraburgimit ndaj Damkës dhe familjarit të tij
Gjykata Themelore të Prizrenit ka mbajtur seancën fillestare pas kërkesës së prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj Fikrim Damkës, ministrit në largim të Zhvillimit Rajonal, dhe një familjari të tij me inicialet F.D. Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, për Klankosova.tv ka thënë se seanca është mbajtur nga ora 09:00 deri në ora

Gjykata Themelore të Prizrenit ka mbajtur seancën fillestare pas kërkesës së prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj Fikrim Damkës, ministrit në largim të Zhvillimit Rajonal, dhe një familjari të tij me inicialet F.D.
Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, për Klankosova.tv ka thënë se seanca është mbajtur nga ora 09:00 deri në ora 11:30.
Vendimi i gjykatës do të shpallet më tej. Damka po dyshohet se bashkë me djalin e vëllait Fuatin sulmuan fizikisht të dielën dy kundërkandidatët nga partia tjetër turke, Arda Malokun e Muharrem Jable.
Këta të fundit i deklaruan policisë se Damka i ka kërcënuar me jetë.