Mbappe futet në histori të Ligës së Kampionëve pas het-trikut ndaj Olympiacos
Kylian Mbappe dha një nga paraqitjet më spektakolare individuale në historinë e Ligës së Kampionëve, duke shënuar një het-trik brenda më pak se shtatë minutave ndaj Olympiacos. Ky het-trik bëri që të përmbysej disavantazhi i papritur prej 1-0 në një epërsi 3-1 në stadiumin ‘Georgios Karaiskakis’. Francezi, i cili tashmë numëron 26 gola dhe gjashtë […]


Kylian Mbappe dha një nga paraqitjet më spektakolare individuale në historinë e Ligës së Kampionëve, duke shënuar një het-trik brenda më pak se shtatë minutave ndaj Olympiacos.
Ky het-trik bëri që të përmbysej disavantazhi i papritur prej 1-0 në një epërsi 3-1 në stadiumin ‘Georgios Karaiskakis’.
Francezi, i cili tashmë numëron 26 gola dhe gjashtë asistime në 22 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, barazoi shifrat në minutën e 22-të, pasi goli i hershëm i Chiquinhos kishte tronditur madrilenët.
Mbappe shënoi edhe dy herë radhazi pak minuta më vonë. Statistikat tregojnë se ai tani ka shënuar më shumë hat-trick jashtë fushe se çdo lojtar tjetër në historinë e Ligës së Kampionëve (4).
Ky ëstë gjithashtu het-triku i dytë më i shpejtë në historinë e kësaj gare (6 minuta e 42 sekonda), duke u renditur menjëherë pas rekordit të Mohamed Salah kundër Rangers (6 minuta e 12 sekonda).
