Më 10 dhjetor në Shkup do të mbahet Konferenca e 21-të Ndërkombëtare e-Shoqëri, do të diskutohet integriteti dhe rreziqet e epokës digjitale

Më 10 dhjetor 2025 në hotelin “Holiday Inn” (Shkup) do të mbahet edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk. Këtë vit, Konferenca do t’i kushtohet temës “Integriteti në Thelb të Transformimit Digjital”, duke hulumtuar se si përparimi i shpejtë teknologjik po i riformëson qëndrueshmërinë demokratike, të drejtat e njeriut dhe besimin shoqëror në një botë gjithnjë […]

Më 10 dhjetor në Shkup do të mbahet Konferenca e 21-të Ndërkombëtare e-Shoqëri, do të diskutohet integriteti dhe rreziqet e epokës digjitale
Ballina E-shoqëri.mk

Më 10 dhjetor 2025 në hotelin “Holiday Inn” (Shkup) do të mbahet edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk. Këtë vit, Konferenca do t’i kushtohet temës “Integriteti në Thelb të Transformimit Digjital”, duke hulumtuar se si përparimi i shpejtë teknologjik po i riformëson qëndrueshmërinë demokratike, të drejtat e njeriut dhe besimin shoqëror në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, transmeton Portalb.mk.

“Transformimi digjital sjell një potencial të madh për inovacion, efikasitet dhe gjithëpërfshirje, por gjithashtu i ekspozon cenueshmëritë ndaj manipulimeve, kërcënimeve kibernetike dhe përdorimit joetik të teknologjisë. Sigurimi i integritetit si bazë e këtij transformimi është çelësi për ndërtimin e sistemeve të sigurta, transparente dhe të përgjegjshme që i mbrojnë qytetarët, duke mundësuar njëkohësisht përparimin. Sfida qëndron në gjetjen e ekuilibrit të duhur midis shfrytëzimit të përfitimeve të transformimit digjital dhe mbrojtjes nga rreziqet që dëmtojnë stabilitetin, barazinë dhe dinjitetin njerëzor”, thuhet në njoftim.

Pjesëmarrës në konferencë do të jenë Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ambasadori francez, Christophe Le Rigoleur dhe personalitete të tjera.

Agjenda e plotë është bashkëngjitur, ndërsa konferencën mund ta ndiqni drejtpërdrejt linkun vijues: https://e-society.mk/.

Ftohen të gjithë që ata që duan të marrin pjesë të regjistrohen më së voni deri më 1 dhjetor në linkun vijues: “Integrity at the core of digital transformation” – Fill out form