Më shumë diell në pjesën e dytë të javës së parë të prillit

Mendimi për motin – 28.03.2025 – Trendet dyjavore Javën e parë të prillit, pas të reshurave të shiut fillimisht, në pjesën e dytë shtrirja e anticiklonit mbi rajon, pritet të sjellë tek një stabilizim të përkohshëm kur priten më shumë intervale me diell ditën e enjtë dhe të premtë. Temperaturat maksimale pas një rënie ditëve

Më shumë diell në pjesën e dytë të javës së parë të prillit

Mendimi për motin – 28.03.2025 – Trendet dyjavore

Javën e parë të prillit, pas të reshurave të shiut fillimisht, në pjesën e dytë shtrirja e anticiklonit mbi rajon, pritet të sjellë tek një stabilizim të përkohshëm kur priten më shumë intervale me diell ditën e enjtë dhe të premtë. Temperaturat maksimale pas një rënie ditëve të para rikthehen përreth mesatareve deri në 15C e 16C. Mirëpo fundjavën e ardhshme sërish shfaqen kushte për të reshura, që në disa modele po shfaqen sinjale për një rënie të theksuar të temperaturave e mundësi për reshje dëbore.

Mirëpo besueshmëria ende është e ulët dhe nuk ka përputhje ndërmjet modeleve të ndryshme globale. Për momentin temperaturat mbesin më afër mesatareve deri në 13C e 15C, ato maksimale, e minimalet zbresin deri në 3C. Me kalimin në javën e dytë të prillit, ekziston mundësia për një periudhë paksa më stabile, me më shumë intervale me diell. Temperaturat luhaten përreth mesatareve 13C e 15C, maksimalet, e minimalet zbresin deri në 3C e 4C.