Me simbolin e kryqit dhe flokët rozë, Bebe Rexha shfaq stilin e një rebeleje të vërtetë rrugëve të Los Angelesit

Bebe Rexha, këngëtarja e njohur shqiptaro-amerikane, ka ndezur rrjetet sociale me një seri fotosh të reja që ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. E veshur me një kombinim të guximshëm dhe modern, ajo ka treguar edhe një herë se stili i saj nuk njeh kufij. “Unë vërtet duhet të dal më shpesh në […]

Me simbolin e kryqit dhe flokët rozë, Bebe Rexha shfaq stilin e një rebeleje të vërtetë rrugëve të Los Angelesit

Bebe Rexha, këngëtarja e njohur shqiptaro-amerikane, ka ndezur rrjetet sociale me një seri fotosh të reja që ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

E veshur me një kombinim të guximshëm dhe modern, ajo ka treguar edhe një herë se stili i saj nuk njeh kufij.

“Unë vërtet duhet të dal më shpesh në mbrëmje”, ka shkruar 36-vjeçarja në përshkrimin e postimit, duke lënë të kuptohet se kjo dalje e fundit ishte një përjashtim i rrallë – por padyshim shumë i suksesshëm.

Në fotografitë e publikuara, Bebe shfaqet me flokë rozë të ndezur, një zgjedhje që i jep një energji rebeluese siç ajo di më së miri ta përçojë.

Ajo kishte veshur një korse të zezë me një kryq të madh të zbukuruar me gurë të çmuar dhe detaje me ngjyra të kuqe e argjendi – një miks perfekt mes gotikut dhe glamit.

 Foto: Bebe Rexha/Instagram

Por ajo që mori vëmendjen më të madhe ishin pantallonat e saj – një dizajn avangardë prej xhinsesh të mbivendosura dhe të qepura në mënyrë asimetrike, që japin pamjen e shtresimeve të shumëfishta të palëve të ndryshme të xhinseve.

Rexha e kompjetoi pamjen me taka elegante, bizhuteri me shkëlqim dhe një gjerdan që lexon emrin “Bebe”, duke ruajtur gjithmonë identitetin e saj të fortë artistik.

 Foto: Bebe Rexha/Instagram

Krahas kësaj paraqitjeje mbresëlënëse, artistja ka zbuluar se është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat pritet të jenë gati shumë shpejt. Kjo ka ngritur pritshmëritë tek fansat, të cilët presin me padurim të dëgjojnë se çfarë ka përgatitur më tej këngëtarja e hitit “Meant To Be”. /Telegrafi/

 

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Foto: Bebe Rexha/Instagram