Me tre gola mbaroi ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Strugës
Ndeshja e javës së XI-të në futbollin e Maqedonisë së Veriut, Shkupi – Struga, u mbyll me rezultat 1-2. Me këtë fitore, Struga ngjitet në pozitën e parë, transmeton Portalb.mk. Ekipi strugan me këtë ndeshje do të ngjitet në pozitën e parë në tabelën e Ligës së Parë me 26 pikë, ku ndiqet nga Vardari […]
 
                                
Ndeshja e javës së XI-të në futbollin e Maqedonisë së Veriut, Shkupi – Struga, u mbyll me rezultat 1-2. Me këtë fitore, Struga ngjitet në pozitën e parë, transmeton Portalb.mk.
Ekipi strugan me këtë ndeshje do të ngjitet në pozitën e parë në tabelën e Ligës së Parë me 26 pikë, ku ndiqet nga Vardari që ka dy pikë më pak por edhe një lojë më pak.
Në pozitën e tretë dhe të katërt gjendet Sileksi dhe Shkëndija me 5 pikë më pak se Struga, por me një lojë më pak. Bashkimi gjendet në pozitën e pestë me 19 pikë, Arsimi në pozitën e tetë më 12 pikë, ndërsa Shkupi në pozitën e fundit me një pik.
Nesër do të luajnë Akademi AP kundër Shkëndijës dhe Vardari kundër Sileksit.
Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.
Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.
Në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut janë kualifikuar këto ekipe: Shkëndija e Haraçinës, Struga Trim&Lum, Sileksi, Rabotniçki, Detoniti, Ohri Liknidos dhe Vardari. Përbërja çerekfinale do të plotësohet më 19 nëntor pas ndeshjes ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Tikveshit.
 
                         
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  