Mehaj me përfaqësuesit e OVL-UÇK’së: Në një vend ku përkujtohet e mbrohet sakrifica, dinjiteti dhe historia jonë më e shenjtë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me rastin e 28 Nëntorit ka qëndruar me drejtuesit dhe anëtarët e organizatave të luftës së UÇK-së, për çka tha se është në vendin ku përkujtohet e mbrohet sakrifica, dinjiteti dhe historia më e shenjtë shqiptare. “Kënaqësinë të jem pranë drejtuesve dhe anëtarëve të Organizatave te luftës së UÇK-së, një

Mehaj me përfaqësuesit e OVL-UÇK’së: Në një vend ku përkujtohet e mbrohet sakrifica, dinjiteti dhe historia jonë më e shenjtë
Mehaj me përfaqësuesit e OVL-UÇK’së: Në një vend ku përkujtohet e mbrohet sakrifica, dinjiteti dhe historia jonë më e shenjtë

Mehaj me përfaqësuesit e OVL-UÇK’së: Në një vend ku përkujtohet e mbrohet sakrifica, dinjiteti dhe historia jonë më e shenjtë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me rastin e 28 Nëntorit ka qëndruar me drejtuesit dhe anëtarët e organizatave të luftës së UÇK-së, për çka tha se është në vendin ku përkujtohet e mbrohet sakrifica, dinjiteti dhe historia më e shenjtë shqiptare.

“Kënaqësinë të jem pranë drejtuesve dhe anëtarëve të Organizatave te luftës së UÇK-së, një vend ku përkujtohet e mbrohet sakrifica, dinjiteti dhe historia jonë më e shenjtë. Baca Xhavit Jashari melaqja e bacës Adem Demaçi, na njoftoi me qetësi, mençuri dhe saktësi për punën, zhvillimet dhe situatën.

Me rastin e 28 Nëntorit , Ditës së Flamurit, Ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, uroj nga zemra të gjithë invalidët, veteranët, familjet e dëshmorëve dhe çdo luftëtar që dha gjithçka për lirinë e Kosovës dhe kombin shqiptar. Ata janë themeli i lirisë sonë, zëri i së vërtetës dhe kujtesa jonë kombëtare që duhet ruajtur përgjithmonë.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Nderim dhe respekt të përjetshëm për invalidët e luftës, veteranët dhe gjithë ata që mbajtën amanetin e lirisë gjallë!

Bashkë përkujtojmë historinë bashkë mbrojmë të ardhmen.