Memli Krasniqi: Do ta udhëheqi Shtabin Qendror Zgjedhor të PDK-së, nuk do të kandidoj për deputet

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do ta udhëheqë fushatën e PDK-së si Shef Shtabin Qendror Zgjedhor. Krasniqi, në një postim në Facebook, është shprehur se do të jetë plotësisht në shërbim të fushatës sonë, të ekipit, të strukturave dhe të fitores së përbashkët të PDK-së. “Sot, me vendim të Kryesisë së Partisë

Memli Krasniqi: Do ta udhëheqi Shtabin Qendror Zgjedhor të PDK-së, nuk do të kandidoj për deputet
Memli Krasniqi: Do ta udhëheqi Shtabin Qendror Zgjedhor të PDK-së, nuk do të kandidoj për deputet

Memli Krasniqi: Do ta udhëheqi Shtabin Qendror Zgjedhor të PDK-së, nuk do të kandidoj për deputet

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do ta udhëheqë fushatën e PDK-së si Shef Shtabin Qendror Zgjedhor.

Krasniqi, në një postim në Facebook, është shprehur se do të jetë plotësisht në shërbim të fushatës sonë, të ekipit, të strukturave dhe të fitores së përbashkët të PDK-së.

“Sot, me vendim të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, kam marrë përsipër përgjegjësinë për të udhëhequr fushatën zgjedhore të partisë, si Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor, në rrugën tonë drejt fitores më 28 dhjetor. Këto zgjedhje janë mundësi për t’i rikthyer vendit normalitetin, stabilitetin dhe zhvillimin. PDK hyn në këtë proces më e përgatitur, e bashkuar dhe shumë e gatshme për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka njoftuar se kësaj radhe ka vendosur të mos kandidojë për deputet, me qëllim që të përkushtohet tërësisht në udhëheqjen e fushatës së kryetarit dhe kandidatit për kryeministër të PDK-së, Bedri Hamza.

“Prandaj, pas shtatë mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës, këtë herë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës tonë zgjedhore. Ky është një vendim i qëllimshëm, që më lejon t’i përkushtohem tërësisht organizimit dhe udhëheqjes së fushatës dhe mbështetjes së plotë për Kryetarin dhe kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza. Ecim bashkë, me besim dhe vendosmëri, për një Kosovë ma të mirë për të gjithë!”, ka njoftuar Krasniqi.