Memli Krasniqi uron ushtarët e Kosovës në Ditën e Forcës

Ish-kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka uruar sot ushtarët e FSK-së për përkushtimin e përhershëm ndaj atdheut. “Sot është dita kur urojmë me krenari Forcën që mbron shtëpinë tonë të përbashkët. FSK-ja është besimi ynë se Kosova jonë qëndron e fortë dhe e përgatitur. Çdo ushtare e çdo ushtar është shembulli më i pastër i […]

Memli Krasniqi uron ushtarët e Kosovës në Ditën e Forcës
FSK në ushtrimin “Golden Sabre 25”, të organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë

FSK në ushtrimin “Golden Sabre 25”, të organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë

Ish-kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka uruar sot ushtarët e FSK-së për përkushtimin e përhershëm ndaj atdheut.

“Sot është dita kur urojmë me krenari Forcën që mbron shtëpinë tonë të përbashkët. FSK-ja është besimi ynë se Kosova jonë qëndron e fortë dhe e përgatitur. Çdo ushtare e çdo ushtar është shembulli më i pastër i përkushtimit ndaj atdheut. Me ju, ecim më të sigurt drejt së ardhmes. Urime Dita e Forcës, ushtarë!”, ka shkruar Krasniqi në fawen e tij në Facebook.