Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje

Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në emisionin “N’Dritë” në Alsat theksoi që BDI-ja kërkon zgjedhje për pushtet, megjithatë përpara saj duhet rregulluar çështja e legjitimitetit. Ai kritikoi qasjen e integristëve, që siç u shpreh, ekzaltohen çdoherë kur kryeministri Hristijan Mickoski flet për zgjedhje.

“Ç’janë këto ekzaltime që i bënë opozita, BDI-ja më tepër sa herë që Mickoski thotë shkojmë në zgjedhje. Duke harruar që gojën e kanë pasur plotë legjitimiteti, legjitimiteti, legjitimiteti dhe nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. Unë mendoj që nuk duhet të shkojmë në zgjedhje, pa u zgjidhur legjitimiteti”, tha Sela.

“BDI-ja në kongres, gjënë e parë thanë ne do të punojmë për karakterin unitar të shtetit, në studio televizive thonë unë Maqedoninë do e bëj Zvicër. Zvicra është konfederatë. Është s’bën sens për mua, janë deklarata manipulative këto gjëra. Në qoftë se je që Maqedonia të bëhet Zvicër, të nisim të flasim për konfederatë”, shtoi Sela./Alsat.mk


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.