Mickoski: Për shkak të Gjykatës Kushtetuese, 70% e pensionistëve do të marrin pension më të ulët nga muaji i ardhshëm!

“Nga do t’i gjeni paratë për pagesën e pensioneve në dhjetor?”, ishte pyetja e deputetes së LSDM-së, Jovana Trençevska. Ajo tha se gjendja e buxhetit të Fondit të Sigurimeve Pensionale është në kolaps, sepse mungojnë mbi një miliard euro për pagesën e pensioneve dhe se kështu fati i pensionistëve është vënë në pasiguri. Përveç kësaj, […] The post Mickoski: Për shkak të Gjykatës Kushtetuese, 70% e pensionistëve do të marrin pension më të ulët nga muaji i ardhshëm! appeared first on InfoShqip.com.

Mickoski: Për shkak të Gjykatës Kushtetuese, 70% e pensionistëve do të marrin pension më të ulët nga muaji i ardhshëm!

“Nga do t’i gjeni paratë për pagesën e pensioneve në dhjetor?”, ishte pyetja e deputetes së LSDM-së, Jovana Trençevska. Ajo tha se gjendja e buxhetit të Fondit të Sigurimeve Pensionale është në kolaps, sepse mungojnë mbi një miliard euro për pagesën e pensioneve dhe se kështu fati i pensionistëve është vënë në pasiguri. Përveç kësaj, nuk ka para as për kompensimet e mbrojtjes sociale, sepse nuk ka mjete të mjaftueshme në zërat e destinuar për këto të drejta, tha Trençevska.

“Gjendja me Fondin e Pensioneve është shqetësuese. Para për pagesën e pensionit të dhjetorit nuk ka as në buxhetin e Ministrisë së Politikës Sociale, as në Fondin e Pensioneve. Si do të paguhen pensionet më 1 dhjetor? Pensionet duhet të paguhen, por nga do të gjeni mjete për t’i transferuar në Fond kur në Buxhet nuk i keni, e bëhet fjalë për mbi 7 miliardë denarë”, tha Jovana Trençevska – LSDM.

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, e akuzoi Trençevskën se po përhap të pavërteta dhe se kjo do të provohet me pagesën e pensioneve këto ditë. “Edhe pensionet, edhe rritja do të paguhen”, tha Velkovski.

“Mos përhapni frikë se fondi i pensioneve qenka para kolapsit, se nuk do të ketë pension më 1 dhjetor, e gjitha janë gënjeshtra dhe e gjitha do të demantohet për vetëm disa ditë nga sot, kur ato pensione do të paguhen – edhe më 2026, 2027 dhe për vite e vite përpara. Prandaj qytetarët le të jenë të qetë, pensionistët le të jenë të sigurt se pensionet më 1 dhjetor dhe në vazhdim do të paguhen me këtë dinamikë, si edhe rritja që do të vijë në mars”, u shpreh Gjoko Velkovski – zëvendësministër i Ministrisë Për Politika Sociale.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski, e pyeti kryeministrin Hristijan Mickoski për vendimin e kontestuar para Gjykatës Kushtetuese për rritjen lineare të pensioneve. Mickoski tha se jozyrtarisht vendimi tashmë është marrë me ndihmën e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska.

“Informacionet e fundit janë se vendimi tashmë është marrë dhe nënshkruar nga ana e saj, dhe pensionistët nuk do të marrin më rritje lineare të pensioneve, por sipas përqindjeve të përcaktuara nga ligji që kishte vlefshmëri më parë. Për informacion, kjo nënkupton se 70 për qind e pensionistëve do të marrin pension më të ulët nga muaji i ardhshëm, për shkak të kësaj iniciative nga kjo gjyqtare e cila është pjesë e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Gjatë seancës, edhe deputetja nga Fronti Europian, Rina Ajdari, parashtroi tre pyetje – drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu: pse nuk po rinovohen repartet në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pse nuk po bëhet punësimi i stafit mjekësor. Pyetja drejtuar ministrit të Kulturës, Zoran Lutkov, ishte pse teatri në Tetovë nuk është në prioritetet e ministrisë. Ministri i Ekonomisë, Bessar Durmishi, u pyet nëse mendon se politikat që ai ndjek nuk kanë sukses dhe nëse do të mbajë përgjegjësi, pasi edhe në raportin e Bashkimit Europian është theksuar regres në ekonomi. Të tre ministrat nuk ishin të pranishëm në seancë, andaj deputetja Ajdari u njoftua se do të marrë përgjigje me shkrim.

The post Mickoski: Për shkak të Gjykatës Kushtetuese, 70% e pensionistëve do të marrin pension më të ulët nga muaji i ardhshëm! appeared first on InfoShqip.com.