Mickoski thotë se Kasami e pranoi idenë е një Tetove multietnike. Për Merkon s’ka vend në qeveri!

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është takuar me kandidatin e VLEN për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasamin, përcjell TV21. Mikcoski tha se pas takimit pret që Kasami të The post Mickoski thotë se Kasami e pranoi idenë е një Tetove multietnike. Për Merkon s’ka vend në qeveri! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mickoski thotë se Kasami e pranoi idenë е një Tetove multietnike. Për Merkon s’ka vend në qeveri!

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është takuar me kandidatin e VLEN për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasamin, përcjell TV21. Mikcoski tha se pas takimit pret që Kasami të japë deklarata si një kryetar i një “Tetove multientike”.

“Po, unë jam takuar me Bilall Kasamin, kemi biseduar. Dhe mendoj që ai tashmë ka filluar t’i dërgojë ata deklarata të vërteta që duhet t’i plotësojë një kryetar i një Tetove multientike”, tha mes tjerash Mickoski.

Pas spekulimeve se Ramiz Merko do të jetë në qeveri dhe ka bërë koalicion me VMRO-në dhe VLEN-in i ka hedhur poshtë sot kryeministri Hristjan Mickovski këto duke i quajtur të pavërteta.

“Shikoni, po këtu është portali. Po, janë portale që supozoj që janë të financuara nga një qendër e njëjtë që tani është e zhgënjyer sepse Ramiz Merko nuk e mbështet BDI-në në raundin e dytë, dhe supozoj që tani për të bërë rëndesë të kundërt, si të bëjnë sensacion që ta fundosin atë lajm, nxjerrin në opinion një të pavërtetë. Mendoj, tamam puna, shikoni njerëz, shumë herë në të kaluarën e kemi thënë qëndrimin tonë për Ramiz Merkon, kështu që ja, po e lë në këtë mënyrë të krijojnë sensacion, absolutisht e pavërtetë!”, tha Mickoski.

The post Mickoski thotë se Kasami e pranoi idenë е një Tetove multietnike. Për Merkon s’ka vend në qeveri! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .