Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Strugë, po merren masa për zbardhjen e rastit

Tre orë pas mesnatës, në Strugë u dëgjuan të shtëna me armë zjarri, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk. Denoncimi në Sektorin e Punëve të Brendshme të Ohrit u paraqit nga banori i Strugës D. M. në orën 06:50. Sektori për Punë të Brendshme i Ohrit thotë se zyrtarët e policisë po […]

Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Strugë, po merren masa për zbardhjen e rastit
Policia, sulm, aksident

Tre orë pas mesnatës, në Strugë u dëgjuan të shtëna me armë zjarri, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.

Denoncimi në Sektorin e Punëve të Brendshme të Ohrit u paraqit nga banori i Strugës D. M. në orën 06:50.

Sektori për Punë të Brendshme i Ohrit thotë se zyrtarët e policisë po marrin masa për të sqaruar rastin.

Aktualisht nuk ka informacione rreth arsyeve të të shtënave.