Mickoski: VLEN-i do t’i mbajë ato resorë që i ka në qeveri, nuk do të ketë njeri shtesë!
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se nuk do të krijohen resore të reja dhe se koalicioni VREI nuk do të marrë një person shtesë, pasi një person do të mbajë njëkohësisht postin e zv/kryeministrit dhe ministrit. Ky vendim lidhet me plotësimin e resoreve të lira pas largimit të Izet Mexhitit nga posti i ministrit të […] The post Mickoski: VLEN-i do t’i mbajë ato resorë që i ka në qeveri, nuk do të ketë njeri shtesë! appeared first on InfoShqip.com.
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se nuk do të krijohen resore të reja dhe se koalicioni VREI nuk do të marrë një person shtesë, pasi një person do të mbajë njëkohësisht postin e zv/kryeministrit dhe ministrit. Ky vendim lidhet me plotësimin e resoreve të lira pas largimit të Izet Mexhitit nga posti i ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Jetësor dhe zëvendëskryeministrit të parë, pasi u për kryetar i Çairit.
“Nuk e di nëse më dëgjoni, ja për herë të tretë do ta përsëris, nuk do të ketë resorë të rinj. Mirë, ja do të jem më preciz, nuk do të ketë edhe një njeri plus. Edhe ministër për diçka…edhe ministër për diçka. E mirë është. Mund të them se këtë javë do të dihen emrat, por mund të them se ajo që është sigurt është që, ata resore, ato portfole që ishin deri tani në qeveri, partitë politike që e përbëjnë koalicionin VLEN do t’i mbajnë, kështu që këtu nuk do të ketë ndryshime shtesë, nuk do të ketë sektorë shtesë. Kështu që kjo është marrëveshja në kuadër të koalicionit tonë, ndërsa rreth emrave, pres që të hënën t’i dorëzojë pasi të kristalizohen, por janë emrat që lart-poshtë qarkullojnë në opinion”, tha Mickoski./tv21.tv
The post Mickoski: VLEN-i do t’i mbajë ato resorë që i ka në qeveri, nuk do të ketë njeri shtesë! appeared first on InfoShqip.com.
