Micksoki: Këto zgjedhje janë mesazh për Ali Ahmetin, që rrihte gjoks se ndryshon kryeministra
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se partia e tij ka fituar mbi 30 komuna në zgjedhjet lokale, përcjell TV21. Mickoski tha se këto zgjedhje janë mesazh edhe për Bashkimin Demokratik me në krye Ali Ahmetin. “Këto zgjedhje janë mesazh edhe për BDI-në. Kur Ali Ahmeti rrihte gjoks se ndryshonte kryeministra, i thash ngadalë, qetësohu


Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se partia e tij ka fituar mbi 30 komuna në zgjedhjet lokale, përcjell TV21. Mickoski tha se këto zgjedhje janë mesazh edhe për Bashkimin Demokratik me në krye Ali Ahmetin.
“Këto zgjedhje janë mesazh edhe për BDI-në. Kur Ali Ahmeti rrihte gjoks se ndryshonte kryeministra, i thash ngadalë, qetësohu, prit, do të befasohesh nga rezultati. Kjo është ajo ditë, çka është më me rëndësi, në këto zgjedhje, politikat e etnocentrizmit, nacionalizmit dhe temave artificiale për shqiponja dhe lepuj dhe tema që janë të parëndësishme për qytetarët, janë mposhtur, ndërsa hapet çështja për reforma në opozitë. Unë nuk dua opozitë të dëgjueshme, por më të koncentruar dhe më me kapacitet se kjo , që flet për shqiponja dhe lepuj”, tha Mickoski.