Mijëra njerëz dalin në rrugë në Tel Aviv, kundërshtojnë politikat e Benjamin Netanyahu

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin Habima në Tel Aviv për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, si dhe kërkuan kthimin e pengjeve izraelite në Gaza. Protestuesit kërkuan vazhdimin e menjëhershëm të marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin dhe përfundimin e luftës në Gaza. Më 18 mars, Izraeli me një [...]Read More...

Mijëra njerëz dalin në rrugë në Tel Aviv, kundërshtojnë politikat e Benjamin Netanyahu

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin Habima në Tel Aviv për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, si dhe kërkuan kthimin e pengjeve izraelite në Gaza.

Protestuesit kërkuan vazhdimin e menjëhershëm të marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin dhe përfundimin e luftës në Gaza.

Më 18 mars, Izraeli me një fushatë të papritur rifilloi sulmet ajrore në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 855 palestinezë, duke plagosur afër 1.900 të tjerë, si dhe duke prishur marrëveshjen e armëpushimit dhe të shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit, e cila u arrit në muajin janar.

OKB-ja vlerëson se rreth 124 mijë palestinezë janë zhvendosur sërish që nga ajo kohë në vazhdën e veprimeve të fundit të Izraelit.

Që nga tetori i vitit 2023, të paktën 50 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe mbi 113.900 të tjerë janë plagosur nga sulmet ushtarake izraelite.