ASH: VLEN ia mori 6 milionë € bulevardit “HASAN PRISHTINA”

ASH: VLEN ia mori 6 milionë € bulevardit “HASAN PRISHTINA”

Komunikatë nga ASH:

Gjashtë milionë euro të destinuara për Bulevardin “Hasan Prishtina”, arterien që duhet ta lidhë Shkupin me rrugën drejt Kosovës, janë marrë dhe janë ridestinuar për një projekt tjetër.

Dhe çfarë bën VLEN-i?

Në vend që të tregojë se ku mbeti premtimi për ndërtimin e kësaj rruge, sulmon opozitën dhe përpiqet ta mbulojë skandalin me propagandë.

Paratë ekzistonin. Ishin destinuar për projektin. Projekti ishte i njohur. VLEN kishte premtuar se rruga do të ndërtohej. Sot 6 milionë euro po largohen prej saj.

Çfarë duhet t’u thotë VLEN shqiptarëve të Shkupit, Çairit, Butelit, Shuto Orizares, Vizbegut dhe gjithë atyre që çdo ditë përballen me kaosin e Rrugës së Kaçanikut?

Se duhet të presin përsëri?

Se lidhja moderne e Shkupit me Kosovën mund të sakrifikohet pa asnjë problem?

Se 6 milionë euro të destinuara për këtë aks mund të zhduken nga projekti dhe shqiptarët duhet të kënaqen me arsyetime partiake?

VLEN erdhi në pushtet duke premtuar rezultate. Tani po bëhet mburojë politike e vendimeve që i lënë projektet me rëndësi jetike për shqiptarët pa financim.

Edhe më skandaloze është përgjigjja e tyre. Në vend të një afati, një projekti dhe një garancie konkrete për Bulevardin “Hasan Prishtina”, qytetarëve u serviren akuza ndaj të tjerëve.

Qytetarëve nuk u duhen konferenca për shtyp.

U duhet rruga.

U duhet bulevardi.

U duhet lidhja me Kosovën.

Dhe mbi të gjitha, duan përgjigje se përse 6 MILIONË EURO të destinuara për “Hasan Prishtinën” u morën dhe u çuan diku tjetër.

VLEN duhet të përgjigjet para shqiptarëve.

Ku mbeti Bulevardi “Hasan Prishtina”?

Ku mbeti premtimi?

Dhe kush dha pëlqimin që 6 milionë eurot të largohen nga ky projekt?


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.