Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike

Në një mbrëmje të ngarkuar me emocione, poetja e njohur shqiptare Mimoza Ahmeti u mirëprit në Gjenevë në një ngjarje që nuk ishte thjesht një ligjëratë, por një përjetim i thellë shpirtëror. E organizuar nga shoqata “Tradita Genève”, kjo mbrëmje solli një format të veçantë që tejkaloi pritshmëritë, nuk kishte libra për shitje, por një […] The post Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike appeared first on Albinfo.

Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike

Në një mbrëmje të ngarkuar me emocione, poetja e njohur shqiptare Mimoza Ahmeti u mirëprit në Gjenevë në një ngjarje që nuk ishte thjesht një ligjëratë, por një përjetim i thellë shpirtëror. E organizuar nga shoqata “Tradita Genève”, kjo mbrëmje solli një format të veçantë që tejkaloi pritshmëritë, nuk kishte libra për shitje, por një valixhe metaforike të mbushur me jetë, kujtime dhe të vërteta të guximshme, shkruan albinfo.ch.

E moderuar me finesë nga Kudret Isaj dhe Mimoza Nazarko, mbrëmja krijoi një hapësirë të hapur për reflektim dhe dialog të sinqertë. Ahmeti ndau me publikun fragmente nga jeta e saj, mendime filozofike dhe shpërfaqje të ndjeshme mbi dashurinë, femrën, dhe artin – si një mënyrë ekzistence e thellë dhe e pasionuar.

Atmosfera u thellua më tej nga tingujt e violinës së Edmond Bashës dhe interpretimi vokal i Mimoza Nazarkos, të cilët i dhanë dimension emocional fjalës së poeteshës, duke e kthyer mbrëmjen në një përjetim artistik të plotë, shkruan albinfo.ch.
Në fund të takimit, Mimoza Ahmeti u shpreh se “Jeta ime është një udhëtim ku fjala ka qenë gjithmonë kompania ime më besnike. Unë nuk e kam shkruar për të qenë e kuptuar, por për të mos u humbur. Arti është një akt dashurie me rrezik – dhe unë zgjodha të rrezikoj, për të jetuar e jo thjesht për të ekzistuar.”

Ndërsa Presidenti i shoqatës “Tradita Genève”, z. Kadri Çenko, përmbylli mbrëmjen me një mesazh domethënës.
“Zëri i Mimoza Ahmetit është zgjim për ndërgjegjen, një thirrje për të jetuar me thellësi dhe dinjitet. Kultura jonë ka nevojë për rrëfime që nuk të lënë rehat – dhe pikërisht këtë na solli ajo sonte”, tha ai.

Kjo ngjarje konfirmon se arti i vërtetë nuk njeh kufij, dhe se diaspora shqiptare në Zvicër po e kultivon trashëgiminë jo vetëm si kujtesë, por si një fuqi e gjallë që bashkon, frymëzon dhe i jep kuptim të ri identitetit kolektiv, transmeton albinfo.ch.

The post Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike appeared first on Albinfo.