Ministri Igli Hasani: Të punojnë për të siguruar një të ardhme më të ndritshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mbajtur përsëri fjalën në takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit. Ai bëri të qartë se duhet të punojmë për një botë ku parandalohen konfliktet dhe arrihet paqja, duke siguruar një të ardhme më të qëndrueshme. “Duke shfrytëzuar potencialin e organizatave rajonale dhe nën-rajonale dhe […] The post Ministri Igli Hasani: Të punojnë për të siguruar një të ardhme më të ndritshme appeared first on Newsbomb Albania.

Ministri Igli Hasani: Të punojnë për të siguruar një të ardhme më të ndritshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mbajtur përsëri fjalën në takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit. Ai bëri të qartë se duhet të punojmë për një botë ku parandalohen konfliktet dhe arrihet paqja, duke siguruar një të ardhme më të qëndrueshme.

“Duke shfrytëzuar potencialin e organizatave rajonale dhe nën-rajonale dhe duke u bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbështetur vlerat e multilateralizmit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ne mund të përballemi me sfidat aktuale globale dhe të punojmë për një botë ku parandalohen konfliktet dhe arrihet paqja, duke siguruar një të ardhme më të ndritshme dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, u shpreh ai.

Sipas kryediplomatit shqiptar Samiti i Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë është një investim efikas që promovon bashkëpunimin, paqen dhe prosperitetin në rajon.

“Procesi i Berlinit shërben si një zgjidhje e favorshme për të gjithë, sepse arkitektura e Sigurisë Evropiane ka nevojë për një Evropë më të fortë dhe më të konsoliduar. Procesi i përshpejtuar i zgjerimit të BE-së dhe Procesi i Berlinit janë mekanizma plotësues për aderimin e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”, tha ai.

 

The post Ministri Igli Hasani: Të punojnë për të siguruar një të ardhme më të ndritshme appeared first on Newsbomb Albania.