Dëshmoi për rreth 3 orë në SPAK, Artan Gaçi u shmanget pyetjeve të gazetarëve

Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, ka dalë nga zyrat e Prokurorisë së Posaçme pas rreth 3 orësh, ku iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve. Teksa dilte nga Prolkuroria, ai u është shmangur gazetarëve dhe nuk ka preferuar t’i përgjigjet asnjë pyetje se për çfarë e kishin thirrur prokurorët e SPAK. Por Media Ditari raportoi […] The post Dëshmoi për rreth 3 orë në SPAK, Artan Gaçi u shmanget pyetjeve të gazetarëve appeared first on Ditar.al.

Dëshmoi për rreth 3 orë në SPAK, Artan Gaçi u shmanget pyetjeve të gazetarëve

Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, ka dalë nga zyrat e Prokurorisë së Posaçme pas rreth 3 orësh, ku iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve.

Teksa dilte nga Prolkuroria, ai u është shmangur gazetarëve dhe nuk ka preferuar t’i përgjigjet asnjë pyetje se për çfarë e kishin thirrur prokurorët e SPAK.

Por Media Ditari raportoi më herët se ai është kallëzuar nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, së bashku me Olta Xhaçkën, ish-kryebashkiakun Jorgo Goro dhe disa pronarë tokash për tjetërsimin e 5500 metrave tokë në Gjilekë të Himarës.

Në objekt-padi Beleri thotë se nëpërmjet një Akti të Marrjes së Tokës në Pronësi, kanë rrjedhur përfitime të padrejta pasurore për trashëgimtarin e tokës dhe personave të tretë.

The post Dëshmoi për rreth 3 orë në SPAK, Artan Gaçi u shmanget pyetjeve të gazetarëve appeared first on Ditar.al.