Sot dhe nesër Panairi i Energjisë, Rama: Do marrin pjesë 50 kompani, diskutime për investime në vendin tonë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me lajmin se sot dhe nesër në Pallatin e Kongreseve mbahet Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër. Ai thotë se në këtë panair marrin pjesë 50 kompani ndërkombëtare me peshë të këtij sektori, e ku do të diskutohet mbi mundësitë e investimit në vend. “Mirëmëngjes  dhe […] The post Sot dhe nesër Panairi i Energjisë, Rama: Do marrin pjesë 50 kompani, diskutime për investime në vendin tonë appeared first on Newsbomb Albania.

Sot dhe nesër Panairi i Energjisë, Rama: Do marrin pjesë 50 kompani, diskutime për investime në vendin tonë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me lajmin se sot dhe nesër në Pallatin e Kongreseve mbahet Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër.

Ai thotë se në këtë panair marrin pjesë 50 kompani ndërkombëtare me peshë të këtij sektori, e ku do të diskutohet mbi mundësitë e investimit në vend.

“Mirëmëngjes  dhe me Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, sot dhe nesër në Pallatin e Kongreseve, ku marrin pjesë 50 kompani ndërkombëtare me peshë të këtij sektori, e ku do të diskutohet mbi mundësitë e investimit në vendin tonë, si një treg me shumë potencial për investitorët dhe prodhuesit ndërkombëtarë, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Rama në postimin e tij.

The post Sot dhe nesër Panairi i Energjisë, Rama: Do marrin pjesë 50 kompani, diskutime për investime në vendin tonë appeared first on Newsbomb Albania.