Mira Murati lanson platformën e saj
Murati që ishte larguar nga "OpenAI" në shtatorin e vitit 2024, ka treguar qëllimet e kompanisë së re The post Mira Murati lanson platformën e saj appeared first on Albinfo.

Bëhet e ditur se inxhinierja shqiptare Mira Murati ka lansuar projektin e saj me inteligjencë artificiale, të quajtur “Thinking Machines Lab”, përcjell albinfo.ch.
Shqiptarja e njohur ka thënë se projektin e ka iniciuar me një grup shkencëtarësh, inxhinierësh dhe projektuesish, e qëllimi është të ndihmohen njerëzit që të përshtaten me sistemet e AI për të operuar në nevoja specifike.
Murati ka njoftuar se synon të zhvillojë themelet për ndërtimin e sistemeve më të përparuara inteligjente, të nxisë një kulturë të shkencës dhe të avancojë inteligjencën artificiale.
Në “Thinking Machines Lab” do të punojnë edhe ish-punonjës nga ChatGPT, Character.ai, Mistral, PyTorch, OpenAI Gym, Fairseq dhe Segment Anything.
“Ne po ndërtojmë sisteme të AI që shtyjnë kufijtë teknikë duke ofruar vlerë reale për sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Ekipi ynë kombinon inxhinierinë rigoroze dhe ne po kërkojmë bashkëpunëtorë për të ndihmuar në formimin e këtij vizioni”, ka njoftuar kompania e Mira Muratit.
The post Mira Murati lanson platformën e saj appeared first on Albinfo.