Miss Xhamajka që ra nga skena në konkursin e bukurisë Miss Universe është ende në spital: Po punohet për t’u rikuperuar

Miss Xhamajka, Gabrielle Henry, u shtrua në spital për të tretën ditë me radhë, pasi ra nga skena gjatë raundit paraprak të konkursit të bukurisë së Miss Universe. Konkretisht, ajo po ecte me taka të larta, humbi një hap dhe ra nga skena. Pas kësaj, e nxorën me barelë. Siç është konfirmuar nga organizatorët e […]

Miss Xhamajka që ra nga skena në konkursin e bukurisë Miss Universe është ende në spital: Po punohet për t’u rikuperuar

Miss Xhamajka, Gabrielle Henry, u shtrua në spital për të tretën ditë me radhë, pasi ra nga skena gjatë raundit paraprak të konkursit të bukurisë së Miss Universe.

Konkretisht, ajo po ecte me taka të larta, humbi një hap dhe ra nga skena. Pas kësaj, e nxorën me barelë.

Siç është konfirmuar nga organizatorët e konkursit të bukurisë Miss Universe, Henry nuk ndihet mirë dhe është ende duke marrë trajtim.

Për shkak të gjendjes së saj, mjekët deklaruan se ajo do të duhet të qëndrojë në kujdes intensiv për të paktën shtatë ditë, ndërsa mjekët vazhdojnë ta monitorojnë gjendjen e saj.

Miss Universe u kërkoi të gjithëve të vazhdojnë të luten për Gabrielle gjatë kësaj kohe të vështirë për të.

“Ne i kërkojmë publikut të shmangë ndarjen e komenteve negative, spekulimeve ose dezinformatave që mund ta vënë familjen në vështirësi të mëtejshme. Fokusi ynë kryesor mbetet shërimi i saj dhe mirëqenia e familjes së saj”, thanë ata.