Mitrovicë e Veriut: Vajza sulmon babanë
Një incident familjar është raportuar mbrëmjen e 25 nëntorit 2025, rreth orës 23:53, në Mitrovicën e Veriut, ku një femër kosovare dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e saj pas një mosmarrëveshjeje. Policia njofton se i dyshuari, babai i saj, ka marrë tretman mjekësor për lëndimet e pësuara. Ai gjithashtu kishte një urdhër mbrojtës që


Një incident familjar është raportuar mbrëmjen e 25 nëntorit 2025, rreth orës 23:53, në Mitrovicën e Veriut, ku një femër kosovare dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e saj pas një mosmarrëveshjeje.
Policia njofton se i dyshuari, babai i saj, ka marrë tretman mjekësor për lëndimet e pësuara. Ai gjithashtu kishte një urdhër mbrojtës që i ndalonte t’i afrohej vajzës së tij, megjithatë të dy janë përfshirë në konflikt. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
“Mitrovicë e Veriut 25.11.2025, 23:53. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të dyshuarin mashkull kosovar babanë e saj. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i njëjti kishte urdhër mbrojtës të mos i afrohet vajzës së tij. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KosovaPress.

