Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet
Mjeku Besnik Jakaj, i ftuar në emisionin “Terminal” me Aurora Sulçen në A2 CNN, ka folur për shtimin e rasteve me sëmundje të zemrës në vend, duke renditur disa nga shkaqet kryesore që ndikojnë në këtë fenomen. “Sot kemi më shumë pacientë me probleme kardiovaskulare. Kjo lidhet me rritjen e jetëgjatësisë, mënyrën e të ushqyerit, […] The post Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet appeared first on ATV.
Mjeku Besnik Jakaj, i ftuar në emisionin “Terminal” me Aurora Sulçen në A2 CNN, ka folur për shtimin e rasteve me sëmundje të zemrës në vend, duke renditur disa nga shkaqet kryesore që ndikojnë në këtë fenomen.
“Sot kemi më shumë pacientë me probleme kardiovaskulare. Kjo lidhet me rritjen e jetëgjatësisë, mënyrën e të ushqyerit, mungesën e aktivitetit fizik dhe ndotjen e ambientit. Të gjitha këto janë faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e zemrës,” – tha mjeku.
Jakaj shtoi se një tjetër arsye është rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve, të cilët vizitohen më shpesh dhe diagnostikohen më herët se më parë.
“Element është edhe rritja e mundësisë për t’u diagnostikuar. Njerëzit janë më të kujdesshëm dhe paraqiten në kohë te mjeku,” – u shpreh ai.
Megjithatë, sipas mjekut, problemi më i madh mbetet mungesa e një sistemi të mirëfilltë parandalimi dhe e një databaze të plotë shëndetësore.
“Ne kemi pacientë, kemi spitale, kemi mjekë dhe barna, por nuk kemi një sistem të organizuar për parandalimin e sëmundjeve. Po ashtu, mungon një databazë e unifikuar, pasi spitalet private nuk raportojnë, dhe shumë qytetarë zgjedhin të kurohen jashtë vendit, edhe për probleme që mund të trajtohen shumë mirë këtu,” – theksoi Jakaj.
The post Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet appeared first on ATV.
