Materiali për dializë mbërrin në Spitalin e Mitrovicës, ShSKUK-ja sqaron situatën për Klanin

Në Spitalin e Mitrovicës ka arritur materiali për dializë. Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova, drejtori i këtij spitali, Gëzim Berisha. Lidhur me këtë, nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) kanë bërë të ditur se aktualisht ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave të sotme të dializës. Megjithatë, në përgjigjen […] The post Materiali për dializë mbërrin në Spitalin e Mitrovicës, ShSKUK-ja sqaron situatën për Klanin appeared first on Klan Kosova.

Materiali për dializë mbërrin në Spitalin e Mitrovicës, ShSKUK-ja sqaron situatën për Klanin

Në Spitalin e Mitrovicës ka arritur materiali për dializë.

Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova, drejtori i këtij spitali, Gëzim Berisha.

Lidhur me këtë, nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) kanë bërë të ditur se aktualisht ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave të sotme të dializës.

Megjithatë, në përgjigjen e tyre për Klan Kosova, thuhet se materiali i përgjithshëm nuk është në sasinë e dëshiruar, por për këtë, po merren të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që furnizimi të stabilizohet plotësisht.

“Një procedurë e rregullt tenderuese për furnizim është ende në shqyrtim në OSHP, prej rreth dy muajsh. Në ndërkohë, është zhvilluar edhe një procedurë emergjente, e cila ka rezultuar me nënshkrimin e një kontrate. Operatori ekonomik ka pasur afatin njëditor për dorëzimin e materialit, por nuk e ka përmbushur këtë obligim me kohë, ndaj Zyra e Prokurimit i ka ndërprerë kontratën. Aktualisht jemi në proces të hapjes së një procedure tjetër emergjente për furnizim, në mënyrë që të sigurojmë vazhdimësinë e plotë të trajtimit të pacientëve pa asnjë ndërprerje”, thuhet më tej në përgjigje.

“Po punojmë në bashkëpunim të ngushtë me koordinatorët e shërbimeve dhe me bordet përkatëse, për t’u siguruar që çdo pacient të marrë kujdesin e nevojshëm në kohë dhe me standardet më të larta profesionale”, thanë nga ShSKUK-ja.

Klan Kosova ka realizuar edhe kronikë lidhur me problemin që u ballafaquan pacientë me dializë në qytetin e Mitrovicës.

Gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri bisedoi me disa prej tyre, e të cilët i thanë se nuk kishin marrë shërbimin e plotë.

 

Krizë me materiale për dializë ka pasur edhe në Hemodializë të QKUK-së.

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka ka raportuar disa herë për këtë problem.

 

The post Materiali për dializë mbërrin në Spitalin e Mitrovicës, ShSKUK-ja sqaron situatën për Klanin appeared first on Klan Kosova.