“Mos ia pri dritat sa të kalojnë zgjedhjet, i paguaj unë”, Edison Memolla në SPAK për korrupsion zgjedhor
Edison Memolla, kryetari i Bashkisë Rrogozhinë është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për korrupsion zgjedhor. Ai është marrë i pandehur pas një audio-përgjimi ku tregohej sesi paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve në këmbim të votave në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022. Regjistrimi tregon se elektriçistët kishin shkuar në […] The post “Mos ia pri dritat sa të kalojnë zgjedhjet, i paguaj unë”, Edison Memolla në SPAK për korrupsion zgjedhor appeared first on Ditar.al.

Edison Memolla, kryetari i Bashkisë Rrogozhinë është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për korrupsion zgjedhor.
Ai është marrë i pandehur pas një audio-përgjimi ku tregohej sesi paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve në këmbim të votave në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022.
Regjistrimi tregon se elektriçistët kishin shkuar në shtëpinë e një zonje në Rrogozhinë për t’i prerë dritat sepse kishte disa muaj pa paguar, por ajo ka kërkiar ndihëmn e Memollës. Ky i fundit ka biseduar me elektricistin dhe e ka porositur që mos t’ia presë dritat sa të kalojë muaji i zgjedhjeve.
Madje, ai është ofruar se do t’ia paguante vetë faturën, por kur ka mësuar se bëhej fjalë për 5 muaj, ka thënë se do të komunikonte me shefin e tij.
The post “Mos ia pri dritat sa të kalojnë zgjedhjet, i paguaj unë”, Edison Memolla në SPAK për korrupsion zgjedhor appeared first on Ditar.al.