Përplasje Berisha – Spiropali për Kosovën, ish-kryeministri: Ky është turp albanofobie! Ministrja: I keni shitur naftë ish-Jugosllavisë kur vriteshin njerëz
Debatit të sotëm në Kuvend nu ki kanë shpëtuar as Sali Berisha dhe Elisa Spiropali, që tashmë e kanë bërë traditë përpalsjen mes tyre në çdo seancë plenare. Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar mazhorancën se ka frikë të miratojë rezolutën që dënon sulmin e serbëve në veri të Kosovës, teksa e ka cilësuar si një turp […] The post Përplasje Berisha – Spiropali për Kosovën, ish-kryeministri: Ky është turp albanofobie! Ministrja: I keni shitur naftë ish-Jugosllavisë kur vriteshin njerëz appeared first on Ditar.al.

Debatit të sotëm në Kuvend nu ki kanë shpëtuar as Sali Berisha dhe Elisa Spiropali, që tashmë e kanë bërë traditë përpalsjen mes tyre në çdo seancë plenare.
Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar mazhorancën se ka frikë të miratojë rezolutën që dënon sulmin e serbëve në veri të Kosovës, teksa e ka cilësuar si një turp albanofobie seancën e sotme plenare.
“Kjo është një seancë anti-shqiptare. Këta shtrojnë tezën se ne po shfrytëzojmë Kosovën. çfarë po kërkojmë ne këtu? Rezolutën dhe debatin për Kosovën që PE e bëri dje. Kush duhet të ishte Parlamenti që duhet të reagonte më shpejt? A nuk duhet të ishte Parlamenti i Shqipërisë? Edi Rama nuk e lejoi dhe shtroi në Tiranë tezat e Vuçiç. Rama deklaroi në Financial Times se “veriu i Kosovës nuk është toka e askujt”. Ministri i Sholtz tha se Vuçiç dërgoi trupat në Kosovë njësoi si Putin në Krime. çfarë shqiptarësh jeni ju që mbroni këto qëndrime? çfarë po keqpërdorim ne këto për qëllimet tona? Po kërkojmë debatin për Kosovën që PE e bëri 3 ditë para nesh. Po kërkojmë të dënojmë deklaratat e Ramës që janë të diktuara nga Beogradi. çfarë duam të përfitojmë ne këtu? Ky sot është turp albanofobie”, tha Berisha.
Akuzave të tij i ëhstë përgjigjur ministrja Elisa Spiropali, e cila e ka akuzuar Berishën se i ka shitur naftë ish-Jugosllavisë në kohën kur në Kosovë po vriteshin të pafajshëm.
“Jemi ata shqiptarë që nuk kandidojmë irrendentistë në bashkitë e vendit. Ne jemi ata shqiptarë që do presim samitin e Berlinit në mes të Tiranës, ne jemi ata shqiptarë që i kemi dalë për zot Kosovës në Këshillin e Sigurimit. Ne jemi ata shqiptarë që nuk i kemi shitur naftë Jugosllavisë kur luftonte në trojet e ish-Jugosllavisë dhe njerëz po vriteshin ata. Jemi ata shqiptarë që i kemi qëndruar interesit kombëtar në çdo kohë”, u shpreh Spiropali.
The post Përplasje Berisha – Spiropali për Kosovën, ish-kryeministri: Ky është turp albanofobie! Ministrja: I keni shitur naftë ish-Jugosllavisë kur vriteshin njerëz appeared first on Ditar.al.