Moti i keq shkakton shumë probleme, rruga Burrel-Rrëshen gati e pakalueshme
Në rrugët nacionale Burrel – Skuraj dhe Burrel – Rreshen ka pasur probleme edhe gjatë sot. Në segmentin e Shkopetit ka pasur rënie të gurëve pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij. Edhe pse firma mirëmbajtëse ishte gjatë gjithë kohës në terren, rruga ka vijuar vetëm me një korsi lëvizje. Për fat të mirë nga


Në rrugët nacionale Burrel – Skuraj dhe Burrel – Rreshen ka pasur probleme edhe gjatë sot. Në segmentin e Shkopetit ka pasur rënie të gurëve pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij.
Edhe pse firma mirëmbajtëse ishte gjatë gjithë kohës në terren, rruga ka vijuar vetëm me një korsi lëvizje. Për fat të mirë nga rënia e gurëve në rrugë nuk pati aksidente rrugore.
Gjatë ditës së sotme ka pasur probleme edhe në rrugën tjetër nacionale Ura e Matit – Rrëshen, ku ka pasur rënie të vazhdueshme të dheut.
Më problematik ishte segmenti në vendin e quajtur “Pujkë” ku në disa pjesë rruga është kthyer me një korsi lëvizjeje. Edhe pranë urës së Urakës vazhdojnë të ketë shembje të dheut.
Ajo që bie në sy gjatë këtyre dy ditëve në këtë aks rrugor nuk ka pasur asnjë mjet për të larguar dherat nga rruga në mënyrë që ajo të jetë lehtësisht e kalueshme. Bllokimi i kanaleve kulluese e ka rënduar më tej situatën në këtë aks rrugor.
Ndërkohë “Ura e Lufit” në Zenisht është gati në shembje pasi uji po gërryen bazamentin, raporton tch, përcjell KosovaPress.

