MPB: Dy persona u arrestuan në Prilep për ryshfet gjatë votimit

Zgjedhjet lokale po zhvillohen në atmosferë paqësore, të drejtë dhe demokratike në të gjithë vendin dhe deri më tani nuk janë regjistruar shkelje serioze të rendit publik, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Goce Andreevski, në një konferencë për shtyp, transmeton Portalb.mk. Megjithatë, siç tha ai, MPB po vepron mbi disa raportime […]

MPB: Dy persona u arrestuan në Prilep për ryshfet gjatë votimit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Goce Andreevski. Foto: Printscreen nga MPB

Zgjedhjet lokale po zhvillohen në atmosferë paqësore, të drejtë dhe demokratike në të gjithë vendin dhe deri më tani nuk janë regjistruar shkelje serioze të rendit publik, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Goce Andreevski, në një konferencë për shtyp, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, siç tha ai, MPB po vepron mbi disa raportime dhe incidente që lidhen me procesin zgjedhor.

Ai informoi se në orën 9 të mëngjesit në rrugën “Dabniçka” në Prilep, policët privuan nga liria dy persona nga Krusheva – B.H. (72) dhe D.S. (36), në lidhje me veprën penale të ryshfetit gjatë zgjedhjeve dhe votimit.

Në lidhje me të njëjtin incident, MPB njoftoi se pesë persona të tjerë nga Krusheva me banim në Prilep janë thirrur në stacionin policor të Prilepit.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet një raport përkatës”, tha zëdhënësi.

Ministria e Brendshme ka regjistruar gjithashtu disa raportime për fushatë gjatë votimit në disa vende, por pas masave të marra, pretendimet në raporte nuk janë konfirmuar.

Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe partive politike të kontribuojnë në një atmosferë paqësore dhe demokratike. Në rast të ndonjë ndërprerjeje të procesit zgjedhor, qytetarët inkurajohen ta raportojnë atë në stacionin më të afërt të policisë ose në numrat e telefonit 192 ose 112.