Ndahet nga jeta ikona e automobilizmit shqiptar, Menduh Daka

Ka vdekur ikona shqiptare e automobilizmit, Menduh Daka. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij dhe Federata e Autosportit të Kosovës (FASK), në të cilën Daka ishte nënkryetar. Daka ishte një prej garuesve të parë shqiptarë në automobilizëm dhe një nga themeluesit e Federatës së Autosportit të Kosovës, ku gjithashtu shërbeu si kryetar […] The post Ndahet nga jeta ikona e automobilizmit shqiptar, Menduh Daka appeared first on Sinjali.

Ndahet nga jeta ikona e automobilizmit shqiptar, Menduh Daka

Ka vdekur ikona shqiptare e automobilizmit, Menduh Daka. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij dhe Federata e Autosportit të Kosovës (FASK), në të cilën Daka ishte nënkryetar.

Daka ishte një prej garuesve të parë shqiptarë në automobilizëm dhe një nga themeluesit e Federatës së Autosportit të Kosovës, ku gjithashtu shërbeu si kryetar i parë.

Në një komunikatë për media, FASK ka theksuar se mungesa e tij do të ndihet shumë:

“Sot kemi mbetur pa një prind, mik, veprimtar e njeri të madh. Do ta kujtojmë Menduhin gjithmonë për veprimtarinë dhe virtytet e tij. Në emrin tim personal, në emër të Bordit të FASK-ut dhe gjithë komunitetit të autosportit, familjes Daka, miqëve dhe gjithë shoqërisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit nga kryetari i FASK-ut, Agron Dida.

Varrimi i Menduh Dakës do të bëhet të dielën në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Dragodan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndahet nga jeta ikona e automobilizmit shqiptar, Menduh Daka appeared first on Sinjali.